Planifiko një vizitë
Përshkrim Projekti
Të vendosura në afersi të Bulevardit të Ri të Tiranës “Orbital Apartments” kanë për qëllim të ofrojnë cilësinë më të lartë të ndërtimit për një grup më të gjërë.
Dy objektet e para do të jenë të vendosura në trajtë “L’, godinat do të jenë 10 dhe 12 kate prej të cilave do të kenë funksion banimi ose tregëtar dhe 2 kate nëntokë do të shërbejnë për parkim. Këto objekte do të kenë 124 poste parkimi të cilat janë menduar të akomodojnë nga një automjet për njësi banimi dhe nga një post parkimi për çdo hapsirë tregëtare mbi 100m².
Dizajni dhe
arkitektura
Fasada është projektuar të jetë elegante dhe rezistente. Do të përdoren materiale si terakota, xhami dhe kompozit alumini. E menduar me louvres vertikale ku bashkimi i fasadës dhe i dy dritareve të njëpasnjeshme do të realizohet me veshje me panele metalike.
Të gjitha llozhat dhe dritaret/dyert do të jenë të siguruara me kangjella metalike me dekor të thjeshtë.
Zhvilluesi i projektit
Gener 2 është një nga kompanitë më të mëdha private të zhvillimit dhe inxhinierisë civile në Shqipëri me një portofol biznesi të larmishëm që përfshin ndërtimin, zhvillimin e infrastrukturës, inxhinierinë, menaxhimin e projekteve, energjinë, telekomunikacionin, menaxhimin e pronës, shitjen me pakicë dhe media.
Duke numëruar më shumë se 25 vite eksperiencë në treg, Gener 2 është themeluar si firma më prestigjioze e zhvillimit, e angazhuar për të arritur përsosmërinë.
Vendndodhje strategjike
Orbital Apartments janë të vendosura zonën veriore të qytetit të Tiranës, në një distancë prej 1.6-1.7 km nga qendra. Midis rrugëve Jordan Misja, Filip Jano dhe Bulevardi i ri i Tiranës (zgjatimi nga Zogu i I-rë drejt lumit të Tiranës).
•8 Minuta nga qendra e Tiranës
•30 Minuta nga Aeroporti Nënë Tereza
•50 Minuta nga Durrësi
•55 Minuta nga Elbasani
"Të jetosh në Orbital Apartments"
Lehtësirat e
ofruara në
Orbital Apartments
Vendndodhje strategjike
2 Kate parkimi nëntokë
Sheshe rekreative
Dalje emergjence
Sisteme menaxhimi për ndërtesat (BMS)
Sistem sigurie 24 orë
Struktura RCC rezistente ndaj tërmeteve
Shkallë me mbrojtje ndaj zjarrit
Apartamente
Sipërfaqet e mirëorganizuara për banim do të ofrojnë apartamente me dimensione dhe orientime të ndryshme në ndriçim dhe ventilim.
Ndërtesa është e organizuar për të kryer funksion kryesor banim, me variacion 1+1, 2+1 , dhe 3+1. Inspiruar nga familja ky projekt do të bëjë të mundur shfrytëzimin e hapësirave në mënyre sa më efiçente.
Njësitë e shërbimit
Njësitë e shërbimit do të jënë në sipërfaqet e planifikuara në katin e parë të ndërtesës dhe pjesërisht në katin e dytë. Kati përdhe do të ketë ambiente shërbimi me natyrë trëgtare brenda gjurmës së objektit, të gjitha këto njësi do të kenë akses direkt në ambientet e jashtme të ndërtesës.
Njësitë e shërbimit në katin e parë dhe pjesërisht në katin e dytë do të aksesohen nga shkallët 1 dhe 2 nga pjesa e oborrit të brëndshëm të ndërtesës, jo nga rrugët kryesore.
Parkim
Parkimi publik nëntokë do të ofrohet nën sheshet publike. Parkimi nëntokë nën blloqet e ndërtesave është privat/leje për banor
Në total, projekti parashikon 124 vende parkimi, duke plotësuar kushtin minimal 1 vend parkimi për apartament dhe 1 vend parkimi per 100m² ambiente shërbimi.